
Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA) ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të premte në Himarë gjatë një takimi me banorët, ku dhe shpërndau 437 tituj pronësie.
Përmes një deklarate për mediat OMONIA deklaron se Rama po përçan komunitetin dhe po përhap urrejtje nacionale. Omonia iu rikthye dhe njëherë çështjes së Fredi Belerit ku thotë se Rama mendon se himariotët e harruan burgosjen e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Sipas OMONIA-s takimi i Ramës dhe shpërndarja e titujve të pronësisë është vetëm një show dhe se çertifikatat janë për banesat dhe jo pronat në bregdet të ciliat i ruan për oborrtarët e tij.
KOMUNIKATË PËR SHTYP
Në rrëshqitje të rrezikshme praktikash spekullimi mikropolitik, përçarjeje të komunitetit dhe përhapje të urrejtjes nacionale Kryeministri z. Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama i mbërthyer në rrugë pa krye për të cilën është përgjegjës ekskluziv, vijon kreshenton e praktikave të përçarjes së komunitetit të Himarës, manipulimit të qytetarëve, shkeljes në fund të fundit të parimeve të shtetit të së drejtës, të barazisë së shtetasve dhe ndaj ligjit.
Sot u kthye në Himarë me iluzionin se ka kaluar kohë e mjaftushme harrese për pasojat që shkakton në komunitetin lokal burgosja dhe mbajtja në privim lirie e Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë z. Fredi Beleri.
Përsëriti një nga shoë të neveritur të mikropolitikës të cilat i vijnë për shtat, duke përgatitur në këtë mënyrë terrenin për proces zgjedhjesh të parakohëshme që po planifikon përmes vendimesh të autoriteteve gjyqësorë të kontrolluar.
Ndërkaq që tejkaloi limitet e tolerimit: Në tellall shëtitës dhe jo burrë shteti, shpërndau tituj pronësie për banesa Himariotësh. Jo për sipërfaqet me rëndësi esenciale ekonomike në gregdet, të cilat i rezervon ashtu si deri më sot për “investitorët strategjikë” të oborrit. Me certifikata pronësie të shtetit, sistemit të Kadastrës që mbështet financiarisht Bashkimi Evropian përpiqet të bëjë politikë partiake. Prezenca madje e makinerisë partiake nuk lë hapësirë për interpretim tjetër. Nuk u shmang të sulmojë verbalisht Kryetarin e PBDNJ që përfaqëson opozitën reale në Bashki duke anashkaluar se kultivon në këtë mënyrë gjuhën e urrejtjes dhe përçarje në komunitetin vendor dhe më gjerë në komunitetin Grek. Praktika këto që në vendin tonë aplikoi regjimi komunist duke klasifikuar pjesëtarët e Minoritetit Etnik Grek në tanët dhe kundërshtarët tanë. Zbuloi se ngarkimi i detyrës së Prefektit të Vlorës në person me origjinë Greke, të provuar në misione analoge, synon nxitjen e politikave të përçarjes së mëtejshme me qëllim manipulimin e komunitetit lokal. Shantazhoi qytetarët të përkatësisë Greke që të mos vetidentifikohen si të tillë sepse nuk është në interesin e tyre.
Thirret Kryeministri prej shumë muajsh tashmë por bën veshin shurdhër i zotëruar nga iluzioni se në fund ka për tia dal të nënshtrojë shoqërinë e qytetarëve të Himarës dhe të vijoj me praktikën e çifligarit së grabituri trevën, në shkelje dhe abuzim me interesin e banorëve të zonës.
Në thelb e bën më të vështirë rrugëdaljen nga labirinti ku është zënë në kurth sepse ka humbur gjakftohtësinë dhe gjykimin e drejtë.
Deklarat e OMONIA erdhi pasi Rama mes batutash tha se banorët e Himarës zgjidhjen e gjejnë vetëm me Partinë Socialiste dhe Vangel Tavon dhe nëse duan sherr kanë Vangjel Dulen.
“Nëse doni zgjidhje keni Vangjel Tavon, nëse doni sherr keni Vangjel Dulen”.

