Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Po ndërtonte një beach bar pa leje, procedohet penalisht 45-vjeçari në Borsh

Shkruar nga Newsbomb
Po ndërtonte një beach bar pa leje, procedohet penalisht
Beach bar në Borsh

Një 45 vjeçar është proceduar penalisht pasi pas kontrollit të ushtruar u pa se po ndërtonte pa leje një beach bar në Borsh.

"Si rezultat i kontrolleve të shtuara në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë evidentuar një rast të ndërtimit të paligjshëm, në vijën bregdetare të Borshit.

Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. F., 45 vjeç, i cili po ndërtonte një beach bar, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese