Pensionistët dhe minatorët kanë dalë sërish këtë të mërkurë në protestë para Kryeministrisë. Ata kërkojnë rritjen e pensioneve, por edhe miratimin e statusit të minatorit, për të përballuar kostot minimale të jetësës.
Ata tregojnë për mediat se me pensionet dhe çmimet aktuale e kanë të pamundur të jetojnë një jetë të denjë.
“Unë nuk kam më jetë mbi këtë tokë. Ndihem sikur do mbytem. Këta janë kriminela, na kanë vjedhur lekët. Rama është diktator shpirtzi, nuk i dhimbsen shqiptarët. Nuk mund t’u biem më qafë fëmijëve. Çfarë t’i kërkoj djalit unë. Ka dy fëmijë, 3 fëmijë. Këta janë kriminelë,” tha njëri nga pensionistët.
Një tjetër pensionist i ka bërë thirrje Ramës të mos reklamojë vetën me ndërkombëtarët, por të merret me pensionistët.
“Kryeministi ynë e ka zhytur vendin në një gropë nevojtoreje. Tregon përralla me mbret. Nuk është zotësi të tundet dhe të shkundët nëpër Evropë, por të zgjidhë përfundimisht këtë problem që ne kemi. Ne këto pensonje po humbasim dijnitein tonë”, tha një tjetër.