Hapësire reklamuese


Aktualitet

Po lundronte me të vëllain, 14 vjeçarja bie nga Jet-ski, niset me urgjencë drejt Traumës

Shkruar nga Newsbomb

Po lundronte me të vëllain, 14 vjeçarja bie nga Jet-ski, niset

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin bregdetar të Sarandës. Një vajzë 14 vjeçare është rrëzuar në Jet-ski, teksa po shëtiste me vëllain e saj në ujërat e Ksamilit.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit lundrues dhe njëkohësisht vëllai i të miturës, 20 vjeçari G.Gj dyshohet se ka humbur kontrollin, duke bërë që 14 vjeçarja të rrëzohet keqazi në det.

Për pasojë është lënduar motra e tij, e cila ka pësuar fraktura të shumta në trup. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e urgjencës, të cilët kanë marrë të miturën dhe e kanë dërguar në spitalin e Sarandës.

Për shkak të plagëve të marra, ajo është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë mjekim më të specializuar.

Gjithashtu mësohet se vajza me inicialet E.Gj, jetonte në Itali dhe është me origjinë nga Durrësi. Ajo kishte shkuar me pushime në Ksamil bashkë me familjen.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, në Ksamil, shtetasi G. Gj., 20 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski së bashku me motrën e tij 14-vjeçare, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur e dëmtuar shtetasja e mitur.

14-vjeçarja do të dërgohet për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese