Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Po lundronte me kanoe në liqenin e Pogradecit, babai me dy fëmijët e mitur humbi kontaktet me familjarët

Shkruar nga Newsbomb
Po lundronte me kanoe në liqenin e Pogradecit, babai me dy
Babai me dy fëmijët në kanoe

Një baba me dy fëmijët e tij kishin humbur kontaktet me familjarët e tjerë në Pogradec.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasi Gj.R, së bashku me dy fëmijët e tij të mitur kishin dalë në liqen me një mjet lundrues kanoe dhe kishin humbur kontaktet me familjarët.

Kanë qenë këta të fundit që kanë ngritur alarmin në polici të cilët menjhëherë u vunë në lëvizje  dhe bënë të mundur lokalizimin e tyre dhe nxjerrjen në breg me Jet Ski.

“Rreth orës 12:45, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pogradec, ka mbërritur një telefonatë, ku një shtetase kërkonte ndihmë, pasi bashkëshorti i saj shtetasi Gj. R., së bashku me dy fëmijët e tyre të mitur, kishin dalë në liqen me një mjet lundrues kanoe, dhe kishin humbur kontaktet.

Menjëherë shërbimet e Njësisë Policore Detare me  Jet Ski, dolën në liqen, ku bënë të mundur lokalizimin e kanoes me tre shtetasit larg perimetrit të sigurisë, dhe siguruan  kthimin në breg  të tyre pa probleme”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese