Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Po luanin me armën në makinë, si ndodhi plagosja e 27-vjeçarit në Velipojë

Shkruar nga Newsbomb
Po luanin me armën në makinë, si ndodhi plagosja e
Foto ilustruese

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në aksin Shkodër-Velipojë, ndërsa nga mbetur i plagosur me një plumb në bark Emiljano Paloka. I riu pas ngjarjes është dërguar menjëherë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Teksa me herët u tha se ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti, duket se gjërat janë ndryshe. Dyshohet se i riu ka qenë në makinë së bashku me dy shokët e tij, ku edhe ka ndodhur plagosja.

Nga hetimet e para dyshohet se Emiljano Paloka është plagosur pa dashje prej shokut të tij, i cili duke luajtur ka shkrepur armën pa dashje.

Pas ngjarjes dy të rinjtë kanë dërguar 27-vjeçarin në spital dhe janë arratisur në drejtim të paditur. Policia i ka identifikuar dhe po punon për arrestimin e personave në fjalë.

Në njoftimin zyrtar të uniformave blu thuhej: "Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve  Velipojë, në  rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese