Hapësire reklamuese

Aktualitet

Po ikte drejt Italisë me pistoletë në valixhe, lihet në burg Daors Gashi

Shkruar nga Newsbomb
Po ikte drejt Italisë me pistoletë në valixhe, lihet në burg
Pistoleta e sekuestruar

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Daors Gashi, i cili tentoi të ikte drejt Italisë me pistoletë në valixhe. 23-vjeçari nga Kosova u arrestua 3 ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

Sipas njoftimit të Policisë i riu u arrestua pasi gjatë kontrollit nëpërmjet skanerit, në çantë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Skanimi”. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i armës (shtetas kosovar). Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizen e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e Sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Skanimi”, në kuadër të të cilit u godit një tentativë për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali”, njoftoi Policia pak ditë më parë.

Sakaq, ai ka deklaruar se nuk pasur dijeni për pistoletën dhe se ai nuk e ka futur brenda në valixhe. Sipas Prokurorisë së Tiranës, më datën 20.06.2024, në oren 07:10 gjatë skanimit në pikën e operimit, udhëtarit Daors Gashi, që udhëtonte nga Tirana për në Romë-Ciampino, është vënë re në dukje imazhi i një arme zjarri pistoletë.

Në lidhje me këtë fakt janë njoftuar shërbimet policisë, të cilët pasi kanë marrë kontakt me punonjësit e sigurisë së skanerit, këta të fundit kanë treguar bagazhin dhe personin që i përkiste bagazhi.

Nga punonjësit e policisë është kryer identifikimi i këtij shtetasi, dhe rezulton se bashkë me këtë shtetas ka qenë duke udhëtuar edhe shtetasi E.H. Nga kontrolli në vijën e dytë, u konstatua se në çantën e shpinës së Gashit ndodhej një armë zjarri e llojit pistoletë e markës “Blo W Mini Mood 2003”, kalibër 8 mm, me krehër brenda të cilit ndodheshin 2 (dy) fishekë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese