Endi Braçaj është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Posaçme. Ai akuzohet për prodhimin dhe shitjen e narkotivëve, ndërsa GJKKO e ka shpallur të pafajshëm për për akuzën “Grupi i Strukturuar Kriminal”.
Organi gjyqësor e dënoi trafikantin me 7 vite e 6 muaj burg. Por, atij iu ulën 1/3-at e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme thuhej:
"Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Paulin Çera, Marçela Shehu, Gentian Marku, me vendimin Nr. 34, datë 22.05.2024 vendosi: Deklarimin fajtor të të pandehurit Endi Braçaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim", njofton gjykata.
Deklarimin e pafajshëm për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal. Në aplikim të nenit 406 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Endi Braçaj, i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite burgim”, sqaron Gjykata e Posaçme.