Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Po bënte gati hotelin për sezonin dhe e zuri korenti, vdes në spital pronari i "Hildon" në Drimadhë

Shkruar nga Newsbomb
Po bënte gati hotelin për sezonin dhe e zuri korenti, vdes në
Hoteli "Hildon Eco"

Pronari i hotelit Hildon Eco, Aldo Metani ka ndërruar jetë në spital pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Incidenti ndodhi rreth pasdites së sotme brenda ambientit që i ndjeri kishte në pronësi.

Sakaq, në gjendje të rëndë ndodhen dy punonjësit e tij, të cilët po punonin bashkë me 40-vjeçarin për rregullimin e ndiçimit të hotelit, por aksidentalisht ranë në kontakt me energjinë elektrike. 

Menjëherë pas ngjarjes, të tre shtetasve iu dha ndihmë mjekësore, por pronari i hotelit nuk ka mundur të fitojë luftën për jetën. Sakaq, dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë të specializuar në Tiranë.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit të cilët ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, ju informojmë se shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, pronari i hotelit, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë," njofton policia. 

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese