Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar ditën e sotme në Tiranë, ku një person tentoi t’i jap fund jetës me kallashnikov.
Bëhet me dije se Astrit Tota inferimer te Trauma, ka tentuar t’i jap fund jetës duke u vetëqëlluar me kallashnikov. Mirëpo siç thonë e të vjetrit: “jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”.
Edhe pse plumbi ka kaluar tej për tej në trup pranë zemrës, nuk i ka prekur organin jetik. Kështu që fatmirësisht 53-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 28.05.2024, rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”, ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri kallashnikov, në banesën e tij, shtetasi A. T., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia më herët.