Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Plazhet e bukura me rërë dhe ujëra kristal që të lënë pa frymë”, revista franceze thirrje turistëve: Duhet të vizitoni Ksamilin

Shkruar nga Newsbomb
"Plazhet e bukura me rërë dhe ujëra kristal që të
Ksamili

“Plazhet e bukura me rërë dhe ujëra kristal që të lënë pa frymë”, kështu e përshkruan Kasamilin revista franceze “Paris Match”.

Revista franceze “Paris Match” shkruan se Ksamili është “Maldivet e Europës” dhe iu bën thirrje turistëve ta vizitojnë sa më parë pasi ndodhet vetëm 3 orë larg nga Brukseli.

Kush tha që duhet të shkoni në anën tjetër të botës për të shijuar plazhet e bukura me rërë dhe ujëra kristal që të lënë pa frymë?

Evropa është e njohur për shumë peizazheve kartolinash, por kontinenti ka ende vende të mbrojtura mirë nga turizmi masiv. Duke filluar me "Maldivet e Evropës" që me siguri do t'ju kujtojë këtë vend tropikal që ndodhet në Oqeanin Indian.

"Plazhet e bukura me rërë dhe ujëra kristal që të
 

Për të kuptuar se pse Ksamili është cilësuar “Maldivet e Evropës” duhet që vetë udhëtarët të eksplorojnë këtë destinacion  i cili është bërë mjaft i njohur falë videove të ndryshme në TikTok dhe Instagram. Por nga vjen një interes i tillë? Kështjellat dhe vendet arkeologjike e bëjnë Ksamilin, para së gjithash, një pikë referimi të vërtetë historike. Pikëpamjet e jashtëzakonshme që bashkohen mes tokës dhe detit, ku malet japin një vlerë të caktuar të shtuar, ushqejnë edhe dëshirat e gjithsecilit. Jo vetëm kjo qytezë, por në tërësi e gjithë Shqipëria është një vend që duhet të vizitohet me patjetër.

"Plazhet e bukura me rërë dhe ujëra kristal që të
 

Dhe një element tjetër që e veçon Shqipërinë nga destinacionet e tjera të njohura në Evropë është: Kosto.Është, në fakt një nga vendet më të lira në kontinent. Çmimi i të jetuarit atje është shumë më i përballueshëm sesa në vendet më të njohura nga turistët për shumë vite. Pra, mos hezitoni të shkoni atje para se të jetë tepër vonë për portofolin tuaj.”

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese