Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në bulevardin Vlorë-Skelë, pranë tregut të orizit. Burime për mediat bëjnë me dije se dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka degraduar deri në përleshje me sende të forta.
Si pasojë njëri nga të rinjtë ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa i riu tjetër është shoqëruar në komisariat nga forcat e Policisë.
Deri më tani ajo çfarë dihet është se ngjarja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje për motive banale mes dy të rinjve.
Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka asnjë reagim nga blutë e qytetit bregdetar, priten më tepër detaje në vijim.