Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plas sherri mes të miturve te “Asllan Rusi”, plagoset 13-vjeçari, “Shqiponjat” rrethojnë zonën

Shkruar nga Newsbomb
Plas sherri mes të miturve te “Asllan Rusi”, plagoset
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të hëne në kryeqytet. Burime për mediat bëjnë me dije se pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, një grup të miturish kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka degraduar deri në dhunë.

Si pasojë e dhunës së ushtruar mësohet se një 13-vjeçar ka mbetur i plagosur i cili me urgjencë është dërguar drejt spitalit të Traumës. Deri më tani gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

Ndërkohë, forcat të shumta policie, mes tyre dhe efektivë të forcave “Shqiponja” kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim nga autoritetet. Deri më tani, informacionet e përmendura më lart mbeten paraprake.

Kujtojmë se jo më larg se dy javë më parë, konkretisht më 18 nëntor, një sherr mes adoleshentëve përfundoi në një tragjedi. Jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli”, 14-vjeçari Mario Përlleshaj, qëlloi me thikë në zemër bashkëmoshtarin e tij, Martin Canin. Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra i mituri humbi jetën, ndërkohë i plagosur mbeti dhe shoku i tij, Luis Meçja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese