Dy maturantë në Vlorë janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin.
Mësohet se dy adoleshentët pas përfundimit të provimit të matematikës në një prej gjimnazeve të qytetit të Vlorës, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Debati i dy maturantëve ka agravuar deri në përplasje fizike me mjete të ftohta. Si pasojë njëri prej tyre pa marrë dëmtime të lehta në trup.
Deri më tani nuk dihet ende shkaku i cili ka çuar dy të rinjtë drejt konfliktit.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Forcat operacionale kanë bërë të mundur normalizimin e situatës dhe ndalimin e agravimit të saj, ndërkohë që një prej të rinjve është shoqëruar në komisariat.
Sondazh
Poll