Një shetase gjermane ka përfunduar në spitalin psikatrik të Vlorës, pasi ka shtyrë nga shkallët një shtetase gjermane, me të cilën pati një konflikt.
Policia përmes njoftimit zyrtar bën me dije se shtetasja gjermane me inicialet E. H., 60 vjeçe, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Të dyja banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur edhe konflikti mes tyre.
“Mëngjesin e sotëm, në Lukovë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasja gjermane E. H., 60 vjeçe (dyshohet se vuan nga shëndeti mendor) ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe. Këto dy shtetase banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti.
Shtetasja T. P. është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasja E. H. është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikatrik të Vlorës”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar edhe ambasadat përkatëse.