Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosje me thikë në Vlorë, 41-vjeçari në luftë për jetën, autori arratiset pas ngjarjes

Shkruar nga Newsbomb
Plagosje me thikë në Vlorë, 41-vjeçari në luftë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, konkretisht në lagjen “15 Tetori”. Një 51-vjeçar, i identifikuar si Abaz Rohani ka plagosur me thikë shtetasin Xhafer Kamberi, 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se shkak i ngjarjes të jetë bërë një debat për motive të dobëta mes autorit dhe të plagosurit. Menjëherë pas ngjarjes, 51-vjeçari është larguar në drejtim të paditur, ndërkohë 41-vjeçari është transportuar në spitalin e qytetit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe arrestimin e autorit i cili rezulton të jetë një person me precedent penal.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed