
Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të këtij qyteti. Përmes një njoftimi zyrtar blutë e Shkodrës bëjnë me dije se rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen “Mark Lula”, u plagos me armë zjarri 30-vjeçari Ndue Preka.
Si pasojë e të shtënave i riu ka marrë plagë të lehta në këmbë. Menjëherë ai u dërgua në spital ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas në Komisariat për sqarimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Mbrëmjen e djeshme newsbomb. al raportoi se autori e kishte qëlluar me pistoletë 3-4 herë dhe një plumb e kishte kapur Prekën në këmbë. Plumbat kanë goditur edhe një makinë të parkuar.
“Rreth orës 22:30, të datës 09.06.2024, në lagjen "Mark Lula", është dëmtuar lehtë në këmbë dyshohet me armë zjarri pistoletë shtetasi N. P., 30 vjeç, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore u shoqërua në Komisariat për sqarimin e rrethanave.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton Policia.