Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosja e 31-vjeçarit në Durrës, reagon Policia: Sherr për motive të dobëta, autori në kërkim....

Shkruar nga Newsbomb
Plagosja e 31-vjeçarit në Durrës, reagon Policia: Sherr
Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht për plagosjen me thikë që ndodhi këtë mbrëmje në qytetin bregdetar. Sipas raportimeve, një person me inicialet I.Ll., ka plagosur me thikë për motive të dobëta 31-vjeçarin me inicialet E.G., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e të riu raportohet se është jashtë rrezikut për jetën ndërsa autoritetet po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë policia njofton se autori i identifikuar është në kërkim nga uniformat blu.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 12 Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I. Ll, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. G., 31 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuarit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese