
Një 19-vjeçare po procedohet penalisht në gjendje të lirë, pasi ditën e djeshme plagosi me thikë vëllanë e saj të mitur, 7-vjeçar.
Siç bëjnë me dije blutë, i mituri ndodhet jashtë rrezikur për jetën, ndërsa 19-vjeçarja është dërguar në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës për të marrë asistencën e nevojshme, pasi dyshohet se vuan nga shëndeti mendor.
19-vjeçarja me iniciale B. M., po hetohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ditën e djeshme në banesën e saj, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllain e saj të mitur, 7 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasja B. M., është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme, pasi vuan nga shëndeti mendor", thuhet në njofitmin e policisë.