Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosi me thikë një 33-vjeçar gjatë një sherri banal, policia arreston në flagrancë autorin

Shkruar nga Newsbomb
Plagosi me thikë një 33-vjeçar gjatë një sherri
Komisariati i policise Fier/ Foto Arkivë

Policia ka arrestuar në flagrancë një 50-vjeçar në Fier i cili për motive të dobëta plagosi me thikë një shtetas 33-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Levan ku gjatë një konflikti të çastit banal mes dy shtetasve, 50-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar. Fatmirësisht 33-vjeçari nuk ka rrezik për jetën.

Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestoi në flagrancë shtetasin 50 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë)”, - njofton policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese