Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosi me thikë djalin e mitur se nuk shkonte në shkollë, mbetet në burg babai

Shkruar nga Newsbomb

Plagosi me thikë djalin e mitur se nuk shkonte në shkollë, mbetet

Është lënë në burg Shpëtim Çuka i cili tre ditë më parë plagosi me thikë djalin e tij 15-vjeçar në banesën e tyre në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq.

Gjykata e Korçës vendsoi masën “arrest me burg” këtë të dielë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 tetor rreth orës 7:30 e mëngjesit, kur djali i Shpëtim Çukës duhet të shkonte në shkollë shkak që çoi në konfliktin e tyre deri në përdorimin e thikës.

Duhet të kujtojmë se nga dëshmia e Çukës u kuptua se konflikti ishte i çastit për frekuentimin e shkollës. Sipas tij djali nuk donte të shkonte në shkollë.

Çuka: “Unë i thoja ik se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë, gjatë konfliktit kisha një thikë(biçak)në dorë me të cilën e godita”

Plaga që mori 15-vjeçari ishte në brinjë ndërkohë që pas mjekimit ka lënë spitalin rajonal të Korçës dhe është rikthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese