
Erald Krasniqi është ekstradaur drejt Shqipërisë nga Gjermania si i akuzuar për plagosjen e një personi 6 muaj më parë në Durrës.
25 vjeçari Krasniqi është arrestuar në gusht të këtij viti në Gjermani pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritete shqiptare për plagosjen me armë zjarri të Renato Bajraktari në Durrës tek “Rrethrrotullimi i Plepave”.
Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur ndaj 25 vjeçarit masën e arrrestit me burg për veprat penale Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“Më datë 25.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai akuzohet se më datë 15.05.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plepave”, Durrës, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin R.B.,” thuhet në njoftimin e policisë.