Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosi me armë 27-vjeçarin në Velipojë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Shkruar nga Newsbomb
Plagosi me armë 27-vjeçarin në Velipojë, policia
Foto ilustruese

Është identifikuar autori i ngjarjes së shënuar disa ditë më parë në Velipojë, ku u plagos me armë zjarri Emiljano Paloka, 27 vjeç.

Bëhet me dije se autori i kësaj ngjarje është shtetasi K. L., 25 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë. Personi në fjalë kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Më herët u raportua se ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti, ndërsa më pas u tha se autori dhe i plagosuri kanë qenë në një moment, teksa në një moment ky i fundit ka shkrepur armën gabimisht.

Njoftimi i policisë së Shkodrës:

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e datës 02.04.2024, në Velipojë.   

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 25-vjeçar, autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri.       

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e datës 02.04.2024, në fshatin Malikolaj, Velipojë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është identifikuar autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi K. L., 25 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë.       

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi K. L. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.   Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

I plagosuri, shtetasi E. P., 27 vjeç, vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.  

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese