Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosi ish të dashurën me thikë në Korçë, 41-vjeçari: Vazhdonim lidhjen në telefon, kur më tha do ndahemi, e godita me thikë

Shkruar nga Newsbomb
Plagosi ish të dashurën me thikë në Korçë,
Ilir Çami, foto nga vendi i ngjarjes

41 vjeçari Ilir Çami, personi i cili plagosi me thikë ish-partneren e tij në Korçë, ka dhënë deklaratën e tij përpara unifomave blu duke thënë se nuk e pranonte dot faktin e që Mandarina dëshironte t’i jepte fund marrëdhënies midis tyre.

Ilir Çami ka qenë i dënuar më parë po të njëjtën arsyje, pasi i shkoi në shtëpi ish-të dashurës së tij ndërsa aty ka ndërhyrë bashkëshorti i kësaj të fundit të cilët kanë patur dhe një përplasje fizike. Ai ka rrëfyer se pas daljes nga burgu është larguar për në Greqi ndërsa ka filluar përsëri të ketë kontakte me Mandarinën.

Unë pasi mbarova masën e arrestit u largova për në Greqi dhe pasi jam kthyer kam rinisur me Mandarinën marrëdhënien tonë duke konsumuar biseda telefonike, më pas Mandarina ka dashur ta shkëpusë marrëdhënien tonë gjë që unë nuk pranova dhe në gjaknxehtësi e sipër e kam goditur me thikë”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese