Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosën me thikë dy persona mbrëmë në Durrës, bien në prangat e policisë autorët

Shkruar nga Newsbomb
Plagosën me thikë dy persona mbrëmë në Durrës,
Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët dyshohen se janë autorët e plagosjes me thikë të dy shtetasve të tjerë në Durrës.

Ngjarja e rëndë raportohet që të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme pak para mesnate në vendin e quajtur “Mali i Robit”.

Shtetasi me inciale M.Gj., 26 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me personin tjetër me iniciale A.Gj. Konflikti midis tyre ka degraduar në përdorimin e thikës, pasi 26 vjeçari  ka sulmuar me thikë A.Gj, i cili për pasojë ka mbetur i palgosur në vendgjarje.

Në konflikt ka ndërhyrë edhe 33 vjeçari G. Gj., i cili ka dëmtuar me mjete të forta, shtetasin M. Gj., si dhe më pas ka goditur me mjet të mprehtë thikë, shtetasin S. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në prangat e policisë janë vendosur dy autorët e sulmit M. Gj., 26 vjeç dhe G. Gj., 33 vjeç, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sigurimin e provave, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M. Gj., 26 vjeç dhe G. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 08.06.2024, rreth orës 23:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi M. Gj. është konfliktuar me shtetasin A. Gj. dhe gjatë konfliktit e ka goditur këtë shtetas, me mjet prerës thikë.

Në konflikt ka ndërhyrë edhe shtetasi G. Gj., i cili ka dëmtuar me mjete të forta, shtetasin M. Gj., si dhe më pas ka goditur me mjet të mprehtë thikë, shtetasin S. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sigurimin e provave, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese