Në prangat e policisë kufitare ka rënë 31-vjeçari Andi Hylviu, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Arrestimi i 31-vjeçarit u bë në flagrancë në dalje të Shqipërisë në pikën kufitare Hani i Hotit si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali.
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare e Hanit të Hotit ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i cili akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në dalje të Shqipërisë, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në Kavajë. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Itali.