Një 54 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në fshatin Pojan të Maliqit, teksa ishte i shpallur në kërkim nga policia e shtetit si i akuzua për veprën penale “prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike”.
Bëhet fjalë për Aleks Kreshpanji i cili është dënuar nga Gjykata e Apelit me 7 vite burgim si pjesëmarrës në grup të stukturuar kriminal ku si qendër të veprimtarisë së tyre kishin qytetin e Korçës.
“Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u kap në fshatin Pojan, Maliq, dhe u vu në pranga shtetasin Aleks Kreshpanji, 54 vjeç.
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 27.11.2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, ka qenë pjesë e një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qarkun Korçë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme,”thuhet në njoftimin e policisë.