Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pjesë e një grupi kriminal për trafikim droge, arrestohet 42-vjeçari në Kurbin

Shkruar nga Newsbomb
Pjesë e një grupi kriminal për trafikim droge, arrestohet
Foto ilustruese

Një 42-vjeçar i dënuar me burgim për pjesëmarrje në një grup kriminal për kultivim të bimëve narkotike ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Bledar Baboçi alias Bledar Noka alias Bledar Trokthi, 42 vjeç.

42-vjeçari kërkohej kombëtarisht, pasi autoritetet gjyqësore në Shqipëri e kanë dënuar me mbi 5 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj.

Shtetasi Bledar Baboçi, alias Bledar Noka, alias Bledar Trokthi iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

I dënuar me burgim, për pjesëmarrje në një grup kriminal për kultivim të bimëve narkotike, kapet dhe ndalohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, që kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, kapën në Kurbin, dhe vunë në pranga shtetasin Bledar Baboçi alias Bledar Noka alias Bledar Trokthi, 42 vjeç.

42-vjeçari kërkohej kombëtarisht, pasi autoritetet gjyqësore në Shqipëri e kanë dënuar me mbi 5 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj.

Shtetasi Bledar Baboçi, alias Bledar Noka, alias Bledar Trokthi iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese