Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pjesë e grupit që trafikoi 500 kg kokainë në Danimarkë, dënohet me 15 vite burg shqiptari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Pjesë e grupit që trafikoi 500 kg kokainë në Danimarkë,
Fotografi ilustruese

Mustafa Xhaferaj, 27-vjeç me origjinë shqiptare është dënuar me 15 vite burg në Danimarkë për përfshirje në trafikun e 500 kilogramëve kokainë të kapur në verë. Ai ishte një nga personat e arrestuar nga policia në fund të gushtit.

Sipas informacionit, Xhaferaj ka pranuar të marte përsipër një punë në Danimarkë, duke pranuar disa "mallra" që lidhen me trafikun e drogës, pasi kishte rënë dakord për këtë në Belgjikë.

Po ashtu, mediat e huaja njoftojnë se përfshirja e tij në këtë çështje ka qenë e lidhur me një grup prej gjashtë personash të tjerë që dyshohet të kenë pasur rol në trafikimin e 578 kilogramëve kokainë.

Gjatë seancës gjyqësore, Xhaferaj ka pranuar akuzat dhe ka vendosur në bashkëpunojë në hetime. Prokurorja speciale, Annika Jensen njoftoi se gjykata ka vendosur një ulje të dënimit për të, duke e reduktuar nga 17-18 vite në 15 vite, për shkak të bashkëpunimit të tij dhe rolit të tij të kufizuar në këtë aktivitet kriminal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese