Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pjesë e grupit kriminal të Lezhës, SPAK urdhër-arrest për ish-drejtorin (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Pjesë e grupit kriminal të Lezhës, SPAK urdhër-arrest
Fotomontazh/ Bashkia Lezhe

Vinçenc Tuku, ish-drejtori i IVMT-së në Bashkinë e Lezhës është një prej 50 emrave për të cilët Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar urdhër-arrest.

Tuku është vëllai i Arjan Tukut, dhëndrit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndokës. Për shkak të miqësisë familjare me Ndokën, ish-drejtori i IVMT-së dyshohet se është pjesë e grupit kriminal të Lezhës.

Kujtojmë se një ditë më parë Arjan Tuku ra në prangat e policisë italiane pas urdhër-arrestit të lëshuar nga organi i akuzës shqiptare.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arjan Tuku, 36-vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Aleksandër Deda) i njohur si “Leksi i Druve”. Ai ka qenë shënjestër e sulme me armë zjarri dhe të atentateve të dështuara. Më i frikshmi ishte antentati me dron të cilit ai i shpëtoi.

Ndreka është sulmuar edhe në vitin 2020 në superstradën Lezhë Laç. Aty mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë pasi u largua nga zona dhe shkoi vetë në spitalin rajonal të Lezhës ku mori ndihmën mjekësore. Autorët edhe në atë rast arritën të humbin gjurmët, pasi dogjën makinën në fshatin Pllanë të Lezhës.

Aleks Ndreka (Deda) është i njohur edhe me përplasjet me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka, për të cilët thuhet se u pajtuan në kishë me ndërmjetësimin e Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua më vonë.

Gjithashtu Arjan Tuku ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Durim Bamit. Durim Bami njihej si “i fortë” i Niklës. Në 2015 Bamit i kanë vënë eksploziv në makinën e tij tip “BMË X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese