Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pjesë e grupeve kriminale, arrestohet në Itali i kërkuari i SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Pjesë e grupeve kriminale, arrestohet në Itali i kërkuari i SPAK
Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj

Ilia Ndoka është arrestuar ditën e sotme në Itali, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Ndoka ishte pjesë e listës së urdhër-arresteve të lëshuara të premten e shkuar nga SPAK.

Shtetasi Ilia Ndoka ka qenë pjesë e grupit kriminal të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, ndërsa akuzohet për pastrim parash si pjesë e këtij rrjeti.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi një megaoperacion në datën 17 maj, për të goditur disa grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në vrasje apo trafikim të lëndëve narkotike, të shpërndarë në disa nga qytetet kryesore të vendit.

Gjatë këtij operacioni u lëshuan 50 urdhër-arreste, ndërsa u sekuestruan edhe pasuri që arrinin vlerën e 4.5 milionë eurove.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese