Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pjesë e bandës kriminale të Vlorës dhe në kërkim nga Belgjika, arrestohet shqiptari në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Pjesë e bandës kriminale të Vlorës dhe në kërkim
Foto e policisë së Belgjikës

Një 42-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pas një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet belge. Sipas mediave vendase, shqiptari ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohej se kishte lidhje me një bandë kriminale që operonte në trafikimin e lëndëve narkotike, vjedhjeve dhe trafikim të armëve.

Në kuadër të këtij operacioni, grupit i’u sekuestrua edhe 100 kilogramë kokainë dhe Speed (përzierje kafeine dhe amfetamine) dhe 265 mijë euro cash.

Hetuesit e Evropës Veriore gjetën gjithashtu armë, uniforma të policisë holandeze, jelek antiplumb dhe substanca kimike duke demonstruar më tej rrezikshmërinë dhe përgatitjen e bandës në fjalë.

Në total, operacioni pati 17 arrestime, 11 prej të cilave në Belgjikë dhe 6 në vende të tjera. Dy persona të tjerë të dyshuar se i përkisnin të njëjtit grup u bllokuan në Toskanë. Në veçanti, emrat e 17 të dyshuarve figurojnë në dy dosje, një nga policia federale belge dhe një nga policia lokale e Antëerp.

Sipas hetimeve, anëtarët e bandës kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin dhe të gjithë vijnë nga Vlora. Një lloj mafie shqiptare që merret me gjithçka që lidhet me kokainën, nga importi tek prerja, riciklimi dhe në fund me trafikim të armëve.

Ndër veprimet që i atribuohen shoqatës, ka edhe episode të dhunshme të lidhura me kriminelë të përshkruar nga prokurorët belgë si veçanërisht të rrezikshëm dhe të vendosur.

Emrat e të dyshuarve nuk janë aspak të rinj për të dhënat e zbatimit të ligjit. Në vitin 2014, krerët e bandës ishin dënuar tashmë me burgim nga 10 deri në 12 vjet, të tjerët me role të vogla kishin marrë dënime nga 3 deri në 7 vjet. Por edhe kështu ata nuk u dekurajuan dhe përkundrazi vazhduan rrugën e tyre kriminale.

Prokuroria belge tashmë ka pasur mundësinë ta përcaktojë këtë operacion si rezultat i bashkëpunimit intensiv me Europolin dhe me forcat e huaja policore të shtrira në Gjermani, Francë, Holandë dhe Itali.

Në të njëjtën kohë ai shprehu shqetësimin për këtë lloj klani shqiptar që tashmë është i aftë të degëzohet në mbarë botën. Kjo është, jo vetëm në Evropë: por edhe në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Domethënë, një fenomen sipas autoriteteve belge për t'u mbajtur nën vëzhgim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese