Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRAT/ 17 zyrtarë të arrestuar për trafikimin e emigrantëve nga Bangladeshi, mes tyre biznesmenë dhe shefa policie

Shkruar nga Newsbomb

EMRAT/ 17 zyrtarë të arrestuar për trafikimin e emigrantëve

Pas operacionit kombëtar në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme ku u godit grupi i strukturuar kriminal, i cili funksiononte në trafikun e klandestinëve, nga 26 urdhër-arreste të lëshuara, policia ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” deri tani për 17 shtetas.

Operacioni mbarëkombëtar u zhvillu për evidentimin dhe ndalimin e personave që japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, apo për anëtarë të grupeve të strukturuara kriminal.

Gjatë hetimeve janë zbuluar 5 kompani private të përfshira në skemën e garantimit të kontratave të punës false për emigrantët nga Bangladeshi. Përfaqësuesit e këtyre kompanive i prisnin emigrantët në Rinas dhe i akomodonin në Tiranë.

Këta janë 17 zyrtarë të arrestuar sot nga policia e shtetit të cilët shërbenin në këto 5 kompani të përfshira në trafikimin e emigrantëve.

Endri Seiti, i vitlindjes 1986, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, organizator i aktivitetit kriminal, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike;

Luan Tafalla, i vitlindjes 1969, lindur dhe banues në Tiranë, organizator i aktivitetit kriminal, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Endrit Ismailaj, i vitlindjes 1988, lindur në Cakran, Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Arnol Shpata, i vitlindjes 1998, lindur në Patos, Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”;

Xhuljeta Çopa, e vitlindjes 1967, lindur në Durrës dhe banuese në Fushë Krujë, biznesmene, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”.

Artur Mata, i vitlindjes 1968, lindur në Tiranë dhe banues në Durrës, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Antonio Specchio, i vitlindjes 1971, lindur në Itali dhe banues në Vlorë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Artan Sulaj, i vitlindjes 1973, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”;

Luan Sulaj, i vitlindjes 1978, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Shkelzen Matmuja (Bokciu), i vitlindjes 1987, lindur në Kukës dhe banues në Has, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Bukurosh Muja, i vitlindjes 1995, lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Lulzim Lami, i vitlindjes 1969, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Tome Preka, i vitlindjes 1962, lindur në Shkodër dhe banues në Durrës, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumentave” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Xhulio Krasniqi, i vitlindjes 1995, lindur dhe banues në Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Edmond Baklli, i vitlindjes 1980, lindur dhe banues në Kavajë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”;

Iglan Alliçi, i vitlindjes 1983, lindur dhe banues në Kavajë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Emmanuel Ella, i vitlindjes 1980, lindur në Kamerun dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”.

Drejtori i policisë, Muhamet Rrumbullaku tha më herët  se pronarët e kompanive private merrnin deri në 5.000 euro për kontrata pune falëse, si e vetmja mënyrë që emigrantët nga Bangladeshi të vinin në Shqipëri dhe më pas të shkonin drejt vendeve të BE.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese