Hapësire reklamuese


Aktualitet

Piu kafe me ta dhe më pas i dhunoi për vdekje, zbardhet vrasja e të moshuarve në Dropull

Shkruar nga Newsbomb
Piu kafe me ta dhe më pas i dhunoi për vdekje, zbardhet vrasja e
Ekspertet kriminaliste ne shtepine e viktimave

Është zbardhur ngjarja e rëndë e shënuar në Dropull, ku u vra çifti i të moshuarve. Pas hetimeve policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes.

Policia në një njoftim për media bëri me dije se autori i kësaj ngjarje është Thoma Mastora 69 vjeç, banues i këtij fshati. 69-vjeçari ka qenë edhe më parë i dënuar. 

Bëhet me dije se autori ditën e ngjarjes, kishte shkuar në shtëpinë e të moshuarve dhe kishte pirë kafe me Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe. Pasi ka pirë kafen me ta, autori i ka vrarë duke i goditur me sende të forta. Shkak i kësaj ngjarje të tmerrshme dyshohet se ka qenë një konflikt për shkaqe të dobëta dhe mosmarrëveshje që ka pasur autori me viktimat.

Kujtojmë që çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe u gjetën të vdekur mëngjesin e datës 2 Maj në oborrin e shtëpisë së tyre, në fshatin Bodrishtë të Dropullit.

Një levë e gjetur pas shtëpisë së çiftit ishte e vetmja provë konkrete që kanë hetuesit dhe që konsiderohet se mund t'i çojë të autori/ët, pasi dyshohet se mjeti me të cilin janë qëlluar barbarisht të moshuarit.

“Nga veprimet hetimore të kryera u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse. Nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një vlerë rreth 5 mln lekë të reja që çifti kishte në banesë.

U shoqëruan 35 persona, u kryen kontrolle, u bë eksperiment hetimor, Nga hetimet intensive u arrit të sqarohet motivi i ngjarjes dhe të dokumentimit autori i ngjarjes së rëndë. Autori i këtij krimi dyshohet të jetë Thoma Mastora 69-vjeç banues po në këtë fshat. Ndalimi i tij u bë për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Konflikti është për motive të dobëta dhe mosmarrëveshje të mëparshme. Është për shkaqe të dobëta dhe konflikt i çastit. Janë sekuestruar prova dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi dhe është dërguar për ekzaminim”, tha policia ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese