
Është zbardhur dëshmia në polici e 69-vjeçarit Thoma Mastora, i cili akuzohet se ka vrarë çiftin e të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç, në fshatin Bodrishtë të Dropullit.
Thoma Mastora u arrestua pasi akuzohet si autori i vrasjes së dy të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe në Dropull të Gjirokastër. Mastora ka mohur të jëtë ai autori i dhunës deri në vdekje të dy të moshuarve duke u shprehur para hetuesve që ta kërkojnë diku tjetë autorin.
“Nuk i kam vrarë une, nuk jam unë autor i krimit, kërkojeni gjetkë kriminelin”, - ka deklaruar Thoma Mastora.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe bashkëshortja e 69-vjeçarit. Me lot në sy ajo ka kërkuar që autoritetet t’i shkojnë deri në fund hetimeve dhe nëse bashkëshorti i saj është fajtor të marrë dënimin maksimal.
“Më mirë të më kishte vrarë mua. Unë për vete time nuk e besoj, ligji, shteti të bëjë veprimet e veta. Unë si gruaja e tij nëse e ka bërë që sot e tutje nuk është burri im. Pse të mos isha në varrim ,pro kisha policinë. Pse të mos isha fshatarët e mi ishin. Unë varje, ja thashë e dhe policisë sikur djali im të jetë varje”, - tha ajo.
Kujtojmë që çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe u gjetën të vdekur mëngjesin e datës 2 Maj në oborrin e shtëpisë së tyre, në fshatin Bodrishtë të Dropullit.
Thoma Mastora do të dalë të martën (7 maj) para togave të zeza të Gjykatës së Faktit për t’u vlerësuar arrestimi nga Prokuroria që me shumë mundësi do të japë për të qëndrim në burg pa afat.
Kanë qenë ekzaminimet daktiloskopike dhe biologjike ato që kanë zbuluar veprimet e autorit. Autori ditën e ngjarjes kishte qenë në shtëpinë e të moshuarve, ku shkonte çdo ditë. Një gotë rakie që 69-vjeçari kishte konsumuar në shtëpinë e të moshuarve, ka çuar edhe në identifikimin e autorit.
“U “tradhtua” nga gota e rakisë”
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, por edhe mosmarrëveshjeve që autori ka pasur me 84-vjeçarin prej disa kohësh. Ditën që ka ndodhur ngjarja autori ka shkuar në shtëpinë e viktimave, në diskutim e sipër kanë nisur të debatojnë dhe konflikti ka degraduar në dhunë, ku 69-vjeçari i ka goditur të dy për vdekje.
Prej kohësh 88-vjeçarja ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij. Sipas policisë të moshuarit u gjetën me shenja plage të shkaktuara nga mjet i fortë prerës në kokë dhe në trup. Burime policore pohojnë se arma e krimit është një sëpatë e vogël.
Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat. Ai është dënuar më herët për vjedhje. Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan, u dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 shtetas.