
Pamje nga vendi i ngjarjes
Një 41-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht. Elton Dema, banues në Azzano San Paolo ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti në punë.
Sipas mediave vendase mësohet se aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës, 18 nëntor , ku shqiptari u shtyp nga një pirun në vendin e punës. Menjëherë ai u dërgua në spitalin San Gerardo në Monza në gjendje të rëndë.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Përgjatë gjithë këtyre ditëve shqiptari ka qenë në luftë për jetën, por pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha fatkeqësisht ai nuk arriti të mbijetojë.
Sondazh
Poll