Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pezullohet nënkomisarja në Tiranë, përvetësoi përmes mashtrimit mjetin e sekuestruar dhe e shiti për pjesë

Shkruar nga Newsbomb
Pezullohet nënkomisarja në Tiranë, përvetësoi
AMP

Një oficere është pezulluar nga radhët e bluve pasi në bashkëpunim me një tjetër shtetas akuzohen për “mashtrim”.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore mësohet se nënkomisarja Besie Koshena gjatë kohës që ka kryer detyrën si Specialiste për Hetimin e Krimeve, duke shfrytëzuar atributet e Oficerit të Policisë Gjyqësore, pas ekzekutimit të urdhrit për kthimin e mjetit të sekuestruar, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar atë mjet dhe në bashkëpunim me Gerin Kurtin e kanë shitur atë për pjesë këmbimi me qëllim përfitimi.

Për këtë arsye 44-vjeçarja është pezulluar nga detyra si punonjës e Policisë së Shtetit, ndërkohë ndaj 35-vjeçarit është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”.

“Masa e sigurimit “Pezullim nga detyra si punonjëse e Policisë së Shtetit” dhe “Detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore”, për punonjësen, N/Komisare B.K., 44 vjeçe, efektive në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasin G. K., 35 vjeç”, thuhet në njoftim ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese