Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Petrit Doda zgjidhet kreu i demokratëve në Kamëz

Shkruar nga Newsbomb
Petrit Doda zgjidhet kreu i demokratëve në Kamëz
Petrit Doda

Petrit Doda do të jetë kryetari i Partisë Demokratike në Kamzë. Këtë të diel Partia Demokratike në Kamzë zhvilloi zgjedhjet për kreun e saj me parimin një anëtar një votë.

Në fund të procesit të numërimit ishte Petrit Doda ai i cili siguroi më tepër vota duke u zgjedhur kështu kreu i demokratëve në degën e Kamzës.

Gjatë fjalës së tij Doda falënderoi të gjithë ata që e mbështetën, teksa shpalosi më tej dhe qëllimin e tij e të demokratëve për të larguar nga qeveria kryeministrin Edi Rama dhe kjo sipas kreut të ri mund të arrihet me votën e emigrantëve.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Sot për mua është një emocion i veçantë që paraqitem para jush si kryetar i PD.Ju falënderoj për garën. Ju falënderoj për procesin. Një urim të veçantë kam për mësuesit e mi, për profesorët që na dhanë një mbështetje masive për rritjen e pjesëmarrjes në votime. Unë do respektoj çdo demokrat, çdo opozitar.

Sot jemi në shtëpinë e opozitës. Kjo nuk është vetëm zyra e PD. Kjo do të shërbejë për të gjithë popullin opozitar. Pra, nga sot e tutje zyrat e PD janë ku jemi sonte, që ta dimë. Kemi dy fusha: një që është në diasporë dhe në emigrim dhe një fushë që jemi ne vetë këtu. Mundësia më e madhe e jona është që ne të thyejmë dhe të japim një rezultat historik nëpërmjet emigrantëve, pasi votuesit tanë kanë 12 vite që janë përzënë nga Shqipëria dhe vazhdojnë të përzihen”, tha ai.

Të pranishëm në shpalljen e fitores së Dodës ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, si dhe deputetja Dhurata Çupi.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Noka theksoi se pas fitores së konservatorëve në ShBA me president Donald Trump, i është hapur rruga dhe drita jeshili të gjitha partive të djathta në botë për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese