Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pëson arrest kardiak dhe humb drejtimin e mjetit, ndërron jetë 45 vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Pëson arrest kardiak dhe humb drejtimin e mjetit, ndërron jetë 45
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e ditës së sotme në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër.

Shtetasi me iniciale A. Ç., 45 vjeç, teksa po drejtonte mjetin e tij, ka humbur drejtimin pasi dyshohet të ketë pësuar arrest karidak.

Si pasojë e kësaj, 45 vjeçari është përplasur dhe me dy automjete të tjera që kanë qenë të parkuara në zonë. Shtetasi A. Ç, është nisur me urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku dhe ka humbur jetën.

Ndërkohë policia po heton të gjitha rrethanat e ngjajres me qëllim zbardhjen e plotë të arsyjeve që shkaktuan aksidentin.

Shkodër/Informacion paraprak.

Rreth orës 20:20, në lagjen “Naim Gjylbegu” shtetasi A. Ç., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.

Shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti,” thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed