
Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Lezhë, ku një turist italian ka ndërruar jetë pasi është futur në det.
Bëhet me dije se shtetasi italian, 66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 15:30, në Ishull Lezhë, një shtetas italian, 66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sondazh
Poll