Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përurohet Burgu i Grave në Pogradec, struktura e re me standarte europiane

Shkruar nga Newsbomb
Përurohet Burgu i Grave në Pogradec, struktura e re me standarte
Pamje nga Burgu i ri i Grave në Pogradec

Burgu i ri i Grave në Pojskë të Pogradecit është përuruar ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Në postimin e tij, Manja shkruan se në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, avokatja e popullit, Erinda Ballanxa, ambasadori britanik, Alastair King-Smith, ambasadori i Holandës, përfaqësues nga ambasada e SHBA-së si dhe personalitete të autoriteteve vendore dhe atyre fetare.

Manja vijon më tej duke thënë se burgu i ri është ndërtuar në përputhje me rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe CPT-së, ndërsa shton se mbyllja e institucioneve të trashëguara nga e kaluara komuniste tregojnë angazhimin e palëkundur për reformimin e sistemit penitenciar dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, me prezencën e Avokates së Popullit znj. Erinda Ballanca, ambasadorit të Mbretërisë Britanike Alastair King-Smith, ambasadorit të Mbretërisë së Holandës, përfaqësues nga ambasada e SHBA, të autoriteteve vendore, përfaqësues të besimeve në Pogradec, përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile që monitorojnë sistemin e burgjeve, inauguruam IEVP-në e re në Pojskë, Pogradec.

Kjo strukturë moderne, e ndërtuar në përputhje me rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe CPT, do të akomodojë vajzat dhe gratë në konflikt me ligjin.

Kthimi i IEVP Ali Demi në një burg të hapur dhe mbyllja e institucioneve të trashëguara nga e kaluara komuniste tregojnë angazhimin e palëkundur të qeverisë Rama për reformimin e sistemit penitenciar dhe respektimin e të drejtave të njeriut”,- shkruan në rrjetin social, Facebook, ministri i Brendshëm, Ulsi Manja.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed