Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Personat e verbër marshim simbolik në Tiranë, thirrje për infrastrukturë dedikuar personave me aftësi ndryshe

Shkruar nga Newsbomb
Personat e verbër marshim simbolik në Tiranë, thirrje për
Personat e verbër marshim në Tiranë

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, e cila promovon pavarësinë dhe lirinë e lëvizjes për personat e verbër, një grup prej tyre organizoi një marshim simbolik nga godina e Operas drejt sheshit “Nënë Tereza”.

Pjesëmarrësit mbajtën një banderolë me sloganin “Siguri, dinjitet, integritet”, duke kërkuar vëmendjen e autoriteteve dhe publikut për sfidat me të cilat përballen në jetën e përditshme.

Një nga kërkesat kryesore të marshuesve ishte përmirësimi dhe shtimi i infrastrukturës së dedikuar për personat me aftësi të kufizuara të shikimit.

Ata theksuan se mungesa e trotuareve të përshtatshme, semaforëve me sinjalizime zanore dhe udhëzuesve në vendet publike janë disa nga problemet më të mëdha që pengojnë pavarësinë e tyre në lëvizje.

Me banderola në dorë, ata kërkuan masa konkrete për të garantuar aksesin në qytet për të gjithë, pavarësisht aftësive.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese