Dhjetëra protestues janë mbledhur këtë të hënë para Bashkisë së Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Edhe gjatë kësaj proteste opozitarët kanë shkuar me të njëjtin skenar, duke i vënë zjarrin gomave dhe duke hedhur motolov. Gjithashtu nuk kanë munguar as përplasjet me Policinë të cilët janë vendosur “gardh” para Bashkisë.
Pamjet kanë kapur protestuesit të cilët kanë goditur me koshin e mbeturinave policët dhe me sende të tjera të forta.
Mediat raportojnë se një protestues ka goditur me shishe në sy një nga policët, i cili është plagosur. E pranishme në këtë protestë të opozitës është edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.
Sondazh
Poll