Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përsëritet skenari/ Banorët bllokojnë aksin Thumanë-Kashar dhe përplasen me policinë: Duam rrugë

Shkruar nga Newsbomb
Përsëritet skenari/ Banorët bllokojnë aksin
Pamje nga protesta

Banorët e Krujës dhe të Fushë-Krujës kanë dalë sërish pasditen e sotme në protestë duke bllokuar aksin e ri rrugor Thumanë-Kashar.

Protesta qytetare është e 6 në radhë, pasi banorët kanë kërkuar me ngulm që autoritetet të ndërmarrin masa për të siguruar hyrje dhe dalje të përshtatshme për në autostradë, gjë që do t'u mundësonte atyre një qasje më të lehtë në shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Sipas banorëve, devijimi i rrugës së re ka bërë që bizneset e tyre të shkojnë drejt falimentit dhe kjo sipas tyre është një padrejtësi që po bëhet hapur në kurriz të tyre. Në vend kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët po tentojnë që të largojnë nga rruga banorët për të zhbllokuar në këtë mënyrë trafikun kilometrik të krijuar.

Të shumtë kanë qenë ato banorë, të cilët janë përplasur sërish fizikisht me forcat policore, pasi nuk pranojnë që të largohen nga qëndrimi i tyre në aksin rrugor. Ata mbeten të vendosur në kërkesat e tyre dhe kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme nga autoritetet për t'i dhënë fund kësaj situate të vështirë.

Aksi Thumanë-Kashar, i cili është dhe segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë - Milot, Kashar- Lekaj dhe Lekaj- Fier, u hap pasditen e 30 qershorit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese