Në GJKKO vijon të zhvillohet seanca maratonë me dyer të mbyllura ku vijon të japë dëshminë e tij i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani në lidhje me çështjen “Plumbi i Artë”.
Sipas burimeve për media, Dumani ka vijuar të tregojë ngjarje të tjera kriminake të lidhura me dosjen e SPAK, ndërsa nuk kanë munguar as në këtë seancë përplasjet mes të pandehurve dhe Dumanit.
Nuredin Dumani ka treguar dhe për njohjen me Festim dhe Petrit Qolin, duke thënë se janë bërë miq pas vitit 2013, pasi këta të fundit kanë ndërhyrë në sistemin e drejtësisë me qëllim për të nxjerrë nga qelia Dumanin me anë të një raporti shëndetësor të falsifikuar.
Ndër të tjera ai tha se lokali i Qolëve frekuentohej nga shumë politikanë e ministra por ka refuzuar që të japë emra konkret.
Ndërsa, Petrit Qoli është shprehur se prej tre vitesh po mbahet peng nga deklaratat e Dumanit dhe se ka lënë jashtë një grua që e dashuron.
Ndërkohë Gentian Sharra ka kundërshtuar një deklaratë të Dumanit, teksa ky i fundit përfshiu në një epsikod kriminal, ngjarje e cila nuk ishte shprehur në deklraimet fillestare përpara prokurorëve.