Përplasja online e ndodhur së fundmi mes influenceres Dea Mishel dhe deputetes Zegjine Çaushi është zgjeruar më tej, duke kaluar replikat e bëra nga dyshja.
Dy personazhe mjaft të njohura kanë reaguar në lidhje me debatin e zhvilluar në rrjete sociale mes influenceres dhe deputetes socialiste.
Bëhet fjalë për gazetarin Bled Mane, i cili ka dalë në krah të deputetes duke ironizuar Dea Mishelin, e cila i është kundërpërgjigjur ashpër duke i thënë që më mirë të mos përfshihet pasi pasojat do i vijnë nga protestuesit e sotëm.
Nga ana tjetër, për situatën e zhurmshme të krijuar së fundmi, ka reaguar dhe fituesja e “BBVA5”, Selin Bollati e cila mbështet haptazi Dea Mishel ndërsa ironizon deputeten Çaushi duke shkruar se për këtë të fundit më të rëndësishme janë rrjetet sociale sesa situata e krijuar së fundmi në Shqipëri.
Përplasja virtuale mes dyshes lindi si pasojë e deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një takimi të zhvilluar në Elbasan, imitoi disa influencues që kanë mbështetur protestat kundër projekteve në Zvërnec.
Pas deklaratave të tij, ka reaguar menjëherë Dea Mishel, e cila i është përgjigjur ashpër kryeministrit.
Ajo ka mbrojtur influencueset, duke i cilësuar si vajza të arsimuara dhe të artikuluara, ndërsa ka kritikuar Ramën për deputeten Zegjine Çaushi që e ka në parlament.
Kjo e fundit nuk ka qëndruar ‘'në hije’’ por ka reaguar menjëherë me ironi ndaj influenceres, një debat i cili prej dy ditësh është në qendër të vëmendjes.
Në lidhje me debatin e zhvilluar në rrjet mes dyshes, ka reaguar dhe ish-banori i “BBVA5”, Rogert Sterkaj, i cili ka dalë në krah të deputetes.
Në një video të publikuar në Instastoryn e tij, Rogerti shprehet: Dea Mishel, rri urtë moj vajzë se nuk e di ti çfarë të gjen me Zegjinenë.
Reagimi i Selin Bollatit:
Reagimi i Bled Manes:
Përgjigja e Dea Mishel për gazetarin:

