
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 26 vite e 6 muaj burgim në total dy të pandehurit e ngjarjes së ndodhur në Kallmet më 11 prill të vitit 2022.
Përkatësisht gjykata vendosur të dënojë me 20 vite burgim Altin Markun, i akuzuar për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbatja pa leje”. Me 6 vite e 6 muaj burg u dënua ish-kreu i njësisë adiministrative të Kallmetit, Besnik Simoni, i akuzuar për veprën penale “Plagosje në tejkaim të kufijve të vetëmbrojtjes”.
Si nisi konflikti mes Altin Markut dhe Besnik Simonit
Në muajin prilltë vitit 2022, të dy këta shtetas janë konfliktuar brenda mjediseve të Njësisë Administrative Kallmet, pas një konflikti të çastit. 41 vjeçari Altin Marku ka qëlluar disa herë me armë zjarri ndaj bashkëfshatarit të tij, duke e lënë të plagosur.
Po ashtu, edhe Besnik Simoni ka hapur zjarr me armën që mbante pa leje, duke plagosur Altin Markun. Gjatë seancës, Simoni ka mohur që të ketë qëlluar në drejtim të Markut si dhe as arma e krimit nuk është arritur të gjendet e sot e kësaj dite nga hetuesit.