Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, Gjykata “s’dëgjon” Prokurorinë, ia shton vitet e burgut Arjan Tases

Shkruar nga Newsbomb
Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, Gjykata
Ne foto: Arjan Tase dhe e mitura Jonada Avdia

Ish efektivi Arjan Tase i cili përplasi për vdekje vogëlushen Jondada Avdiaj është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 18 vite burg.

Prokuroria e Vlorës kërkoi 15 vite burg për Tasen i cili akuzohet për “vrasje me dashje”. Mirëpo, këtë të mërkurë Gjykata ka vendosur që të dënojë me 18 vite burg ish-efektivin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 2 gusht të vitit 2022 në plazhin e Potamit në Himarë. 7-vjeçarja po lahej në breg bashkë me të atin, kur skafi e goditi i cili drejtohej nga Tase e goditi dhe si pasojë e mitura humbi jetën.

Në gjykatë ish-efektivi deklaroi se gjithçka ndodhi shumë shpejt, dhe nëse do të kthente skafin në krahun tjetër do të vriste familjen e tij. E mitura Jonada ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

“Nuk do të doja kurrësesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese, ka thënë Tase. Dua t’ju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë.

 Nuk duhet të ndodhte kurrësesi,  por fati im i keq. Në skaf kishte hipur vetëm nëna ime dhe djali im i vogël. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time. Nuk doja të ndodhte. Pashë që kishte dallgë, po qëndroja pak larg njerëzve”,  tha Tase.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese