Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasi për vdekje 47-vjeçarin shqiptar në Athinë, del dëshmia e 22-vjeçares greke: Nuk mbaj mend asgjë, ndihem e shkatërruar

Shkruar nga Newsbomb
Përplasi për vdekje 47-vjeçarin shqiptar në Athinë,
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka dalë dëshmia e 22-vjeçares greke, Ekaterina Caci, e cila në gjendje të dehur përplasi për vdekjen taksistin shqiptar, Gentian Kamberi, 47 vjeç.

Sipas mediave greke, mësohet se gjatë dëshmisë së saj, 22-vjeçarja është shprehur se nuk mbante mend sesi përplasja ka ndodhur. Gjithashtu, ajo shton se ndihet e shkatërruar për këtë aksident, duke i kërkuar falje familajrëve të viktimës.

Gjithçka që mbaj mend është bum. Po ngjitesha në Tebë në korsinë e majtë drejt Ilionit. Dikush erdhi nga e djathta, një makinë tjetër nga e djathta nga një rrugicë. Pashë dritat e saj dhe u tremba.

Unë ngadalësova. Para meje ishte një makinë tjetër, kjo nga e djathta. Bëra një manovër përpara dhe menjëherë u ktheva djathtas përsëri. Pastaj ndodhi përplasja.Për sa i përket skenës së përplasjes, nuk e kam idenë nëse semafori ka ndryshuar në sekondat që pasuan.

Kur dola nga lokali ku isha me miqtë e mi, isha mirë, u ndjeva mirë, por nuk kisha ngrënë. Piva tri gota verë, mbaj mend vetëm vendin e përplasjes. Kërkoj falje dhe dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së personit që humbi. Jam thellësisht e shkatërruar”, tha 22-vjeçarja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 16 mars në Athinë, ku një 22-vjeçare kishte konsumuar alkool dhe po udhëtonte me shpejtësi të lartë ka kaluar me semafor të kuq dhe përplasi makinën e cila drejtohej nga shqiptari.

Masa e saj e sigurisë është vendosur në "arrest shtëpie" me vëzhgim elektronik pas kërkimit të faljes.

Gentian Kamberi, nga Tirana, kishte krijuar jetën e tij në Greqi dhe ishte baba i një vajze 12-vjeçare, i cili punonte së bashku me bashkëshorten si taksistë ditën e natë që vogëlushes së tyre të mos i mungonte gjë.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese