Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasi me motor turisten nga Nepali, lihet në "arrest shtëpie" 20-vjeçari nga Berati

Shkruar nga Newsbomb
Përplasi me motor turisten nga Nepali, lihet në "arrest
Momenti kur motori perplas turisten

20-vjeçari, Emiljo Zema është lënë në “arrest shtëpie”  pas aksidentit të regjistruar  ditë më parë ku teksa drejtonte motomjetin përplasi turisten nga Nepali.

Aksidenti i rëndë u shënua të mërkurën që lamë pas, 5 qershor, ku i riu Emiljo Zema përplasi në qytetin e Beratit turisten e cila ishte duke kaluar rrugën.  Sipas policisë mësohet se në momentin e aksidentit Zema ishte me shpejtësi tej normale të lejuara.

Si 20-vjeçari, po ashtu dhe turistja mbetën të plagosur rëndë dhe menjëherë u dërguan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Vetëm disa orë pas aksidentit në media u publikuan dhe pamjet e rënda të momentit kur turistja pasi u nda nga grupi me të cilin po shoqërohej tentoi të kalonte rrugën, mirëpo fatkeqësisht u përplas nga motomjeti.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese